Politike

Thirrjet e Metës për tubim, Dashamir Shehi kundër: S’mund të bëhen të dyja, edhe president edhe kryetar i opozitës (VD)

25 Nëntor 2019, 15:02 Nga DOSJA
Thirrjet e Metës për tubim, Dashamir Shehi kundër: S’mund

TIRANË- Aksioni i Ilir Metës për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi është brenda kornizave institucionale që duhet të ketë një kryetar shteti. Por kur bëhët fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton Presidentit se po hyn në terrenin e opozitës e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.

Presidentit i prezantuan kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por përballë kanë një kryeministër që nuk e konsideron opozitën në pozitat për t’i mponuar vendit zgjedhje të reja. Dhe këtë herë përgjegjësinë Shehi e sheh te vendimarrja  e kreut të opozitës për të ndalur protestat.

Sipas aleatit të demokratëve nëse në 2020-tën nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.

Shehi kërkon që forcat e opozitës të rrisin presionin ndaj qeverisë, duke e detyruar kryeministrin Rama të çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme, duke kujtuar se zgjedhjet e 2021 do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin. 

(Marrë nga Abcnews.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi ilir meta referendumi i metes shehi kunder metes dashamir shehi ilir meta referendumi i metes shehi kunder metes

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...