Politike

Referendumi, Meta thirrje shqiptarëve: Me këtë klasë politike jeni të pashpresë, më 8 dhjetor shihemi tek sheshi “Demok

25 Nëntor 2019, 18:03 Nga DOSJA
Referendumi, Meta thirrje shqiptarëve: Me këtë klasë

TIRANË– Kreu i shtetit Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka deklaruar se më 8 dhjetor do të zbresë në sheshin “Demokracia” për të rikthyer të drejtën kushtetuese për referendum. 

Në fjalën e tij Meta, e ka krahasuar datën 8 dhjetor si një lëvizje të ngjashme me atë të 30 viteve duke u shprehur se shqiptarët duhet të marrin në dorën fatin e tyre. Gjithashtu kreu i shtetit u shpreh se kjo është rruga e vetme që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e tyre, pasi klasa politike i ka braktisur.  

PJESË NGA FJALA E METËS 

“Populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur referendumin në nenin 150. Si president i Republikës kam vendosur pas shumë përpjekjeve për të dialoguar dhe pas gjithë kësaj historie kukafshehti kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë popullit shqiptar referendumin. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që me këtë klasë politikë jeni të pashpresë. Ushtroni demokracinë direkte. Përndryshe këtu nuk do të ketë më shqiptarë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas disa vitesh mos ia ndërrojmë emrin siç ia ndërruan stadiumi Qemal Stafa. Ne pamë që klasa politike në vend që të piqej ka një degradim total. Në Shqipëri ka vetëm komandime, kjo gjë duhet të marrë fund. Pra në 8 dhjetor në orën 12:00 të gjithë në shesh. Në 8 dhjetor fillon një lëvizje e re dhe nuk do të përfundojë deri sa të arrij atë që i ka dhënë vetes me Kushtetutën e Shqipërisë. Nga sot Presidenti është palë me popullin dhe me referendumin. Duhet të jenë partitë nën urdhrat e popullit dhe jo e kundërta. Në datën 8 dhjetor do të jap një ide më të qartë, do jetë një platformë shumë e qartë. Shqipëria duhet dhe do të hyjë patjetër në epokën e referendumit, kjo klasë politike ka dështuar ka larguar vendin nga Evropa. Populli e ka vendosur vet të drejtën e referendumit, kjo gjë do të bëhet nga zëri i njerëzve anë e mbanë vendin. Shikoni deleparlamentin, me këtë dele parlament do të ecë Shqipëria para? Shqipëria po shkon tatëpjetë dhe ne do e ndalim këtë. Duhet të ndajmë çështjet që do hidhen me referendum. Partitë dështuan. Nuk vazhdohet më kështu. Është dorëzuar gjithë sistemi llogaridhënës. Shqipëria po shkon tatpjetë dhe këtë mund ta zgjidhë vetëm populli. Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët për çdo gjë që çmohet e rëndësishme.”

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit për referendum. Meta tha se tani populli duhet të marrë fatet e tij në dorë dhe të mos i besojë dele-deputetëve. Kreu i Shtetit u shpreh së në 8 dhjetor do të jetë në shesh, ku do jap detaje për referendumet dhe nuk do shkoj më në zyrë pa bindur qytetarët. Nëse i bind ai do largohet nga politika dhe do ushtrojë sportin e rafting në Skrapar. Presidenti tha se nuk ka më kohë për dialog, por është koha e referendumit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ili meta meta konference 25 nentor 2019 referendumi referendumi i metes ili meta meta konference 25 nentor 2019 referendumi referendumi i metes

Sondazh

Poll