Aktualitet

Automjeti përplas një biçikletë në Fier, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Mësohet se i plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Fierit dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.

18 Mars 2024, 19:15 Nga S.N
Automjeti përplas një biçikletë në Fier, drejtuesi
Foto Ilustrim

FIER- Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Fier në lagjen “Sheq i Madh”. Një person është plagosur pasi gjatë kohës që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe vijojnë hetimet për të kapur autorin.  

aksident fier

Sondazh

Poll