Aktualitet

Humb jetën 2-vjeçari afgan në Shëngjin, u mbyt teksa po luante në shatërvan

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 

18 Mars 2024, 17:04 Nga r.ll
Humb jetën 2-vjeçari afgan në Shëngjin, u mbyt teksa po
foto ilustruese

SHËNGJIN- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shëngjin, ku një 2-vjeçar afgan është mbytur teksa po luante në shatërvanin e kompleksit ku ishte akomoduar me familjen. Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 

“Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat”, sqaroi policia.

mbytet 2 vecari ne shengjin

Sondazh

Poll