Aktualitet

Dhunoi brutalisht partneren e tij dhe e plagosi me thikë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Dhuna ndodhi para syve të katër fëmijëve të tyre, më i madhi pesë vjeç dhe më i vogli trembëdhjetë muajsh. Burri i cili ka disa dënime penale, ka përdorur edhe një thikë kuzhine me të cilën e ka plagosur në dorë.

18 Mars 2024, 18:27 Nga E. D

 

Dhunoi brutalisht partneren e tij dhe e plagosi me thikë, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi kishte dhunuar dhe plagosur partneren, e cila ishte nëna e katër fëmijëve të tij. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00, në Ravello në fshatin Castiglione, ku 35-vjeçari dhunoi brutalisht partneren e tij 37-vjeçare.

Dhuna ndodhi para syve të katër fëmijëve të tyre, më i madhi pesë vjeç dhe më i vogli trembëdhjetë muajsh. Burri i cili ka disa dënime penale, ka përdorur edhe një thikë kuzhine me të cilën e ka plagosur në dorë.

Ambulanca u njoftua nga banorët e lagjes të cilët kishin dëgjuar britmat e tyre. Mjekët e urgjencës u kujdesën për gruan me origjinë nga Ravello, e cila ishte e plagosur dhe e gjakosur. Ndërkohë autoritetet arrestuan menjëherë shqiptarin i cili akuzohet për dhunimin dhe plagosjen e partneres së tij.

arrestohet shqiptari në itali

Sondazh

Poll