Aktualitet

Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, zbardhen takimet që do të zhvillojë

Ai do të qëndrojë në Tiranë në datat 18-20 mars.

18 Mars 2024, 15:56 Nga r.ll
Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë,
Todd D. Robinson

TIRANË- Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të vizitojë Shqupërinë. Ai do të qëndrojë në Tiranë në datat 18-20 mars.

Lajmin e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan e ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit. Robinson do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimit të institucioneve të forta.

DASH njofton gjithashtu se Robinson do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnretët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Për takimin në Kosovë, DASH nuk njofton se ndihmës sekretari do takohet me kryeministrin Kurti. 

 

todd d. robinson

Sondazh

Poll