Aktualitet

Atentati në Don Bosko/ Gjykata e Apelit liron nga burgu një nga të arrestuarit

36-vjeçari e kishte mohuar vazhdimisht të ketë lidhje me ngjarjen e dy viteve më parë ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

18 Mars 2024, 17:19 Nga r.ll
Atentati në Don Bosko/ Gjykata e Apelit liron nga burgu një nga
gjykata e apelit

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës nga "arrest në burg" ka caktuar "detyrim paraqitjeje", Roland Ahmetsula, një prej të arrestuarve si i dyshuar për përfshirjen e asaj që njihet si masakra e Don Boskos.

Avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe çuan në lirimin e Ahmetsulës. 36-vjeçari e kishte mohuar vazhdimisht të ketë lidhje me ngjarjen e dy viteve më parë ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Çela u vra gabimisht, pasi shënjestër ishte Geron Hasanbelliu dhe dy nipat e tij për shkak të një hasmërise të vjetër që kishte me Kasandër Nogën. Policia thotë se bazuar në prova, për të organizuar vrasjen e këtyrë personave, Kasandër Noga ka porositur Kevin Zenelin.

Ky i fundit ka kontaktuar Ilirian Feçin dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është dhënë si parapagim një shumë monetare. Por vëllezërit Beqiraj janë tërhequr nga kryerja e këtij krimi dhe për vrasjen e Hasanbelliut dhe nipave të tij, janë kontaktuar persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia. Vëllezërit Beqiraj u arrestuan në tetor të viti 2022 dhe rrëfyen se si Kasandër Noga kishte kërkuar vrasjen e kundërshtarit të tij Geron Hasanbelliut.

masakra e don boskos roland ahmetsula

Sondazh

Poll