Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas ende pa asnjë pistë apo autor, 25 persona merren në pyetje për ngjarjen

Sipas raportimeve, pas marrjes në pyetje, personat janë lënë të lirë, ndërkohë që pritet të merren në pyetje personazhe të njohur në zonë e Krujës dhe Fushë-Krujës, të cilët rezultojnë janë vendit.

18 Mars 2024, 17:15 Nga r.ll
Vrasja e Gentjan Bejtjas ende pa asnjë pistë apo autor, 25 persona
gentjan bejtja

FUSHË KRUJË- Ekzekutimi i ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtjas i ndodhur tre ditë më parë vijon të jetë ende pa një autor të dyshuar të vrasjes. 

Deri tani grupi hetimor ka marrë në pyetje 25 persona, ndërkohë që janë mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe në akset rrugore, që lidhin fshatin Larushk, vend ku u ekzekutua Bejtja. Sipas raportimeve, pas marrjes në pyetje, personat janë lënë të lirë, ndërkohë që pritet të merren në pyetje personazhe të njohur në zonë e Krujës dhe Fushë-Krujës, të cilët rezultojnë janë vendit.

Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gentjan bejtja

Sondazh

Poll