Aktualitet

Divorci i Elia Zaharisë dhe Princ Lekës/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e njërës palë

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë në procesin e divorcit.

18 Mars 2024, 17:04 Nga S.B
Divorci i Elia Zaharisë dhe Princ Lekës/ Shtyhet seanca
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Seanca për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u shty ditën e sotme, për shkak të mungesës së Princ Lekës. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 1 prill.

Aktorja Elia Zaharia u fotografua teksa largohej nga gjykata pas vendimit për shtyrjen e seancës, ndërsa çifti ka nisur procedurat e divorcit më 15 janar. Më 5 mars, çifti u përplas fizikisht brenda rezidencës mbretërore, konflikt ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë në procesin e divorcit. Çifti duhet të mbajë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

elia zaharia princ leka divorc

Sondazh

Poll