Aktualitet

Skandali në Belgjikë/ Ushtarë të armatës të lidhur me mafian shqiptare ne trafikun e drogës dhe armëve

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe kreu i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.

18 Mars 2024, 16:16 Nga r.ll
Skandali në Belgjikë/ Ushtarë të armatës të lidhur
njoftimi per mediat

BELGJIKË- Një hetim është duke u zhvilluar për çështje që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy.

Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene. Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armaten belge me mafian e huaj.

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe kreu i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.

Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuës dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le canton27.ch, duke ju referuar mediave belge.

Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuës flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.

 

 

ushtare belgë trafik armësht

Sondazh

Poll