Aktualitet

Protestë në Mirditë/ Banorët e Thirrës ngrenë çadrën: Nuk do të lejojmë punimet e paligjshme për ndërtimin e HEC-it

Banorët kërkojnë që të respektohet ligji dhe venimet e marra nga bashkia Mirditë për punimet në këto hidrocentrale, pasi sipas tyre uji që merret shkakton dëme për ekonominë e zonës.

18 Mars 2024, 17:41 Nga r.ll
Protestë në Mirditë/ Banorët e Thirrës ngrenë
pamje nga protesta

MIRDITË- Banorët e fshatit Thirrë në Mirditë kanë vendosur të vazhdojnë me qëndresën e tyre kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në lumin Fan. 

Ndërkohë ditën e sotme ata e çuan më tej protestën, pasi kanë ngritur një çadër dhe kanë thënë se do të bëjnë roje për të mos lejuar punimet për ndërtimin e disa heceve lokale në zonën e Thirrës, Sang dhe Hebes.

Banorët kërkojnë që të respektohet ligji dhe venimet e marra nga bashkia Mirditë për punimet në këto hidrocentrale, pasi sipas tyre uji që merret shkakton dëme për ekonominë e zonës. Komuniteti i disa fshatrave kërkon të respektohen vendimet gjyqësore për këtë çështje, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin  e rezistencës.

proteste ne mirdite

Sondazh

Poll