Bota

Takimi Gjuriç-Radoiçiç, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën ruse për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Më tej Kurti shtoi se ky takim është pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

13 Mars 2024, 11:53 Nga N.F
Takimi Gjuriç-Radoiçiç, Kurti: Pasojë direkte e
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën ruse për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Më tej Kurti shtoi se ky takim është pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Milan Radoiciç është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

Kurti theksoi se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist edhe pse përfshirja e saj është bërë e njohur publikisht e botërisht.

kurti takimi gjuriç-radoiçiç sulmi ne banjske

Sondazh

Poll