Bota

Plane për të forcuar ushtrinë, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen me 5.9 mld dollarë për 5 vitet e ardhshme

Lajmin e bëri të ditur vet qeveria daneze sot teksa prezantoi planet për të forcuar ushtrinë e saj.

13 Mars 2024, 10:56 Nga M.B
Plane për të forcuar ushtrinë, Danimarka rrit shpenzimet për
Ushtria daneze

KOPENHAGEN- Danimarka do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen e saj me 40.5 miliardë korona daneze (5.9 miliardë dollarë) gjatë 5 viteve të ardhshme. Lajmin e bëri të ditur vet qeveria daneze sot teksa prezantoi planet për të forcuar ushtrinë e saj.

"Ne nuk po riarmatosemi në Danimarkë sepse duam luftë, shkatërrim ose vuajtje. Ne po riarmatosemi tani për të shmangur luftën dhe në një botë ku rendi ndërkombëtar po sfidohet", u tha gazetarëve kryeministrja Mette Frederiksen.

Paratë vijnë si shtesë e 155 miliardë koronave që Danimarka vitin e kaluar u zotua të investojë në mbrojtje gjatë 10 viteve të ardhshme. Një anëtare themeluese e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Danimarka zvogëloi aftësitë e saj ushtarake pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në fillim të viteve 1990 dhe ka pranuar mangësitë e mëdha në aftësinë për të mbrojtur territorin e saj.

danimarka mbrojtje

Sondazh

Poll