Bota

Persona të paidentifikuar i vënë zjarrin Gjykatës Themelore të Ferizajt, raportohet vetëm për dëme materiale

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se zjarri është lokalizuar dhe si pasojë e tij janë dëmtuar dy zyra.

13 Mars 2024, 10:30 Nga N.F
Persona të paidentifikuar i vënë zjarrin Gjykatës Themelore
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik është përfshirë nga zjarri në orët e para të së mërkurës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se zjarri është lokalizuar dhe si pasojë e tij janë dëmtuar dy zyra.

Në lidhje me zjarrin ka reaguar edhe Gjykata Themelore e Ferizajt ku thuhet se dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani. Më tej thuhet se si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, por jo pasoja në njerëz.

“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale por jo pasoja me njerëz. Sipas të dhënave të Organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani”, thuhet në njoftim.

 

zjarr gjykata themelore e ferizajt

Sondazh

Poll