Bota

Vizita për dinarin në Kosovë, Kurti takohet nesër me Escobar

Takimin e Escobar me Kurtin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, ndërsa priten të mbajnë një deklaratë për mediat.

13 Mars 2024, 11:14 Nga N.F
Vizita për dinarin në Kosovë, Kurti takohet nesër me Escobar
Escobar dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  do të zhvillojë nesër një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar ndodhet sot në Kosovë për një vizitë zyrtare ku është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.

Takimin e Escobar me Kurtin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, ndërsa priten të mbajnë një deklaratë për mediat. Temë diskutimi me krerët e vendit Escobar do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit. Po ashtu, Escobar do të zhvillojë takim edhe me liderët opozitarë sot nga ora 19:00.

Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

 

kosova kurti escobar

Sondazh

Poll