Bota

Persona të armatosur rrëmbejnë 61 banorë në Nigeri, familjarët: Presim të na telefonojnë për shpërblim

13 Mars 2024, 11:43 Nga N.F
Persona të armatosur rrëmbejnë 61 banorë në Nigeri,
Foto ilustruese

NIGERI- 61 persona janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një fshat në shtetin verior Kaduna të Nigerisë. Ngjarja wshtw regjistruar rreth 24 orë pasi anëtarët e bandave rrëmbyen rreth 300 nxënës.

Bandat kanë terrorizuar pjesë të Nigerisë veriore për më shumë se një dekadë, duke synuar fshatarët, udhëtarët, nxënësit e shkollave dhe studentët dhe shpesh duke kryer plaçkitje e vrasje.

Personat e armatosur sulmuan komunitetin Buda rreth mesnatës të së hënës, duke qëlluar në mënyrë sporadike, thanë banorët. Lawal Abdullahi, i cili nuk ishte në fshat kur ndodhi bastisja, zbuloi se në mesin e banorëve që u rrëmbyen nga banditët ishte edhe gruaja e tij.

"Ne presim që ata të telefonojnë për të kërkuar një shpërblim, si zakonisht," tha Abdullahi për agjencinë e lajmeve Reuters me telefon.

Fshati është rreth 160 kilometra larg komunitetit Kuriga, ku ndodhi rrëmbimi i studentëve javën e kaluar.

nigeri rrembime shperblim

Sondazh

Poll