Bota

Një Barbie mbretërore/ Mattel i dedikon një kukull Mbretëreshës Camilla (FOTO)

Mbretëresha e quajti kukullën të shkëlqyer dhe bëri shaka se Barbie dukej shumë herë më e re se ajo.

13 Mars 2024, 11:05 Nga S.B
Një Barbie mbretërore/ Mattel i dedikon një kukull
Camilla Barbie

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Camilla është personazhi më i fundit i njohur që është bërë ‘Barbie’, dhe shënoi debutimin e kukullës së saj speciale ‘Mattel’ të martën në Pallatin e Buckingham. 76-vjeçarja mbretërore e veshur me një pelerinë të zezë nga ‘Amanda Wakeley’ dhe një fustan blu ‘Fiona Clare’ njësoj si kukulla e saj, u përball me një përfaqësuese të Mattel e cila i dhuroi asaj ‘Barbie-n'.

Mbretëresha e quajti kukullën të shkëlqyer dhe bëri shaka se Barbie dukej shumë herë më e re se ajo. Barbie i Camilla-s personifikon shumë nga detajet e stilit të mbretëreshës; ajo madje ka të vendosur një version të byzylykut të saj gjithmonë të pranishëm në ngjyrë blu dhe ari 'Van Cleef Vintage Alhambra' (4800 dollarë) së bashku me vathë me perla që ngjajnë me ato të Camillës.

Një Barbie mbretërore/ Mattel i dedikon një kukull
Mbretëresha Camilla

Prezantimi i saj me Barbien nuk ishte momenti i vetëm emocionues i ditës pasi Mbretëresha Camilla u takua me gra frymëzuese në një organizim për Ditën e Gruas, duke përfshirë Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, Helen Mirren, Spice Girl Melanie Brown dhe vajzën e saj, Phoenix Brown. 

mbreteresha camilla mbreti charles barbie

Sondazh

Poll