Bota

Jetoi 70 vite brenda "mushkërisë së hekurt", ndërroj jetë në moshën 78-vjeçare Paul Alexander

Alexander arriti ti mbijetonte sëmundjes së poliomielitit për mes një mushkërie të hekurt të cilën e mbajti të mbyllur pjesën më të madhe të jetës së tij.

13 Mars 2024, 11:30 Nga N.F
Jetoi 70 vite brenda "mushkërisë së hekurt",
Paul Alexander

SHBA- Paul Alexander i njohur për jetën e tij brenda një mushkërie hekuri ka dhënë frymën e fundit në moshën 78-vjeçare. Alexander arriti ti mbijetonte sëmundjes së poliomielitit për mes një mushkërie të hekurt të cilën e mbajti të mbyllur pjesën më të madhe të jetës së tij.

Paul u infektua me poliomielit në verën e vitit 1952 kur ishte gjashtë vjeç dhe mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë. Ai u dërgua me urgjencë në spital në Teksas dhe më pas u zgjua brenda cilindrit metalik ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij.

Pasi i mbijetoi poliomielitit si fëmijë, ai jetoi mbi 70 vjet brenda një mushkërie hekuri por kjo nuk e ndaloi atë të diplomohej si avokat dhe të bëhej autor librash. Vëllai i Aleksandrit, Philip thase ishte mirënjohës për të gjithë ata që dhuruan fonde për vëllain e tij.

"Kjo e lejoi atë të jetonte vitet e fundit pa stres. Do të paguajë edhe funeralin e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Është absolutisht e pabesueshme të lexosh të gjitha komentet dhe të dish se kaq shumë njerëz u frymëzuan nga Paul. Unë jam shumë mirënjohës." tha ai.

Alexander shkruajti historinë e jetës së tij në një libër të titulluar: Three Minutes For A Dog. Gjendja e tij thuhet se u përkeqësua gjatë viteve të fundit, duke zhvilluar një infeksion të vazhdueshëm të frymëmarrjes dhe dhimbje në këmbë sa herë që lëvizte.

Në një intervistë me The Guardian në prill 2020,  Alexander foli për frikën e tij gjatë pandemisë COVID. Alexander kujtoi gjithashtu reagimet e njerëzve kur e panë atë, duke thënë: "Nuk mund ta besoni se sa njerëz hynë në zyrën time të avokatisë dhe panë mushkëritë e mia të hekurta dhe thanë: "Çfarë është kjo?", dhe unë do t'u thosha: "Është një mushkëri hekuri'.

paul alexander vdekje poliomielit

Sondazh

Poll