Bota

Bllokimi i parlamentit suedez, policia largon me forcë aktivisten Greta Thunberg

Ata u shoqëruan një furgon policie për herë të dytë për këtë javë.

13 Mars 2024, 11:29 Nga M.B
Bllokimi i parlamentit suedez, policia largon me forcë aktivisten Greta
Greta Thunberg hiqet nga oficerët e policisë ndërsa demonstron jashtë ndërtesës së parlamentit suedez së bashku me një grup aktivistësh të klimës në Stokholm, Suedi, 13 mars 2024

SUEDIA- Policia suedeze largoi sot, sërish me forcë, Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të klimës që po bllokonin hyrjen e parlamentit. Ata u shoqëruan një furgon policie për herë të dytë për këtë javë. Thunberg dhe dhjetëra aktivistë të tjerë për klimën, filluan të hënën të bllokojnë hyrjet kryesore të parlamentit të Suedisë në një protestë kundër efekteve të ndryshimeve klimatike dhe asaj që ata thanë se ishte mosveprim politik.

Policia nuk ndërhyri në fillim, por largoi demonstruesit kur protesta rifilloi mëngjesin e së martës. 21-vjeçarja Thunberg, u bë imazhi i aktivistëve të rinj të klimës ndërsa protestat e saj javore, duke filluar në vitin 2018, përpara parlamentit suedez, u shndërruan shpejt në një lëvizje globale rinore me mitingje të mëdha. Policia e Stokholmit ka thënë se edhe pse aktivistët kishin të drejtë të demonstronin jashtë asamblesë kombëtare, ata u hoqën për shkak të bllokimit të hyrjeve.

greta thunberg suedia

Sondazh

Poll