Bota

Shkaktoi polemika me deklaratën për luftën në Ukrainë, Papa: Çmenduria e luftës është gjithmonë një disfatë

Kjo deklaratë e Papës vjen disa ditë pasi qëndrimet e tij në një intervistë, ngjallën zemërim në Kiev dhe Perëndim.

13 Mars 2024, 10:38 Nga M.B

 

Shkaktoi polemika me deklaratën për luftën në Ukrainë,
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku dha sot një deklaratë ku shprehu dënim për të gjitha luftërat që kanë përfshirë globin. Kjo deklaratë e Papës vjen disa ditë pasi qëndrimet e tij në një intervistë, ngjallën zemërim në Kiev dhe Perëndim.  Françesku tha në intervistë për transmetuesin zviceran RSI, se Ukraina duhet të tregojë guximin e flamurit të bardhë dhe të hapë bisedimet me Rusinë. Zëvendësi i tij, Kardinali Pietro Parolin sqaroi në një intervistë të martën se Rusia duhet së pari të ndalojë agresionin e saj.

"Shumë të rinj shkojnë të vdesin në luftë. Le t'i lutemi Zotit të na japë hirin për të kapërcyer këtë çmenduri të luftës, e cila është gjithmonë një disfatë," tha Papa gjatë dëgjesës së tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai nuk përmendi në mënyrë specifike Ukrainën apo ndonjë zonë tjetër konflikti, por tha se më parë kishte marrë një rruzare dhe një kopje të ungjijve që i përkisnin një njeriu të vrarë në një front të papërcaktuar lufte.

papa françesku

Sondazh

Poll