Bota

VIDEO/ Droni izraelit godet makinën jashtë kampit në Liban, 2 persona humbin jetën

Lajmin e konfirmuan burime nga forcat libaneze të sigurisë.

13 Mars 2024, 11:15 Nga M.B
VIDEO/ Droni izraelit godet makinën jashtë kampit në Liban, 2
Foto nga vendi i ngjarjes

LINDJE E MESME- Një sulm izraelit me dron në një makinë jashtë vendbanimit palestinez Rashidiya, në qytetin jugor libanez të Tiros, vrau dy persona. Lajmin e konfirmuan burime nga forcat libaneze të sigurisë. Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve ANI, e cituar nga AFP, sulmi izraelit ndodhi mëngjesin e sotëm.

Mediat e huaja shkruanë se një fotograf pa një makinë plotësisht të djegur pranë qytetit bregdetar, jashtë kampit të refugjatëve palestinezë Rashidiya.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll