Bota

Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në NATO: Baza ajrore e Kuçovës, pikë e rëndësishme për rajonin dhe më gjerë

Gërvalla u prit në një takim nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komitetin Ushtarak, Gjeneral Ilir Pujo.

13 Mars 2024, 10:24 Nga M.B
Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të
Foto nga takimi

BRUKSEL- Zv.kryeministrja, njëherësh dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla është pritur nga Misionin e Përhershëm i Shqipërisë në NATO. Gërvalla u prit në një takim nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komitetin Ushtarak, Gjeneral Ilir Pujo.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës, fillimisht Gërvalla është pritur në takim të përbashkët nga Ambasadori dhe Gjenerali, për të vazhduar në një takim të përbashkët me strukturat civile dhe ushtarake të Shqipërisë në NATO.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla vlerësoi lartë rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe shprehu falënderimet për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euroatlantik. Ministrja Gërvalla përgëzoi Shqipërinë për të arriturat e fundit në fushën e sigurisë duke përfshirë inaugurimin e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë si një pikë e rëndësishme gjeostrategjike jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin dhe me gjerë”, thuhet në njoftim.

donika gërvalla nato

Sondazh

Poll