Art&Argëtim

FOTO/ Pranë vendit të origjinës së bashkëshortit, Rita Ora ndan imazhet nga qëndrimi në Zelandën e Re

Këngëtarja pozoi e veshur me një kostum gri, teksa postoi disa foto nga dita e saj në Auckland, qytet në vendin e origjinës së bashkëshortit të saj.

12 Mars 2024, 19:32 Nga M.B
FOTO/ Pranë vendit të origjinës së bashkëshortit, Rita
Rita Ora

ZELANDA E RE- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ndarë në rrjetet sociale nga qëndrimi i saj në Zelandën e Re. Këngëtarja pozoi e veshur me një kostum gri, teksa postoi disa foto nga dita e saj në Auckland, qytet në vendin e origjinës së bashkëshortit të saj. Bashkëshorti i saj, Taika Waititi, u shfaq duke mbajtur një kuti të madhe kartoni në një prej fotove. Në postimin e shpërndarë në Instagram, ishte një video me drejtorin kreativ të markës së veshjeve sportive ‘Sosala’, Vas J Morgan, i cili më parë ishte pjesë e kastit të emisionit “The Only Way Is Essex”.

Rita së fundmi ka folur edhe për problemet e saj me shëndetin mendor në një intervistë, si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj. Këngëtarja deklaroi se ajo merr pjesë rregullisht në sauna infra me rreze për 40 minuta, të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose një dush.

 

rita ora

Sondazh

Poll