Art&Argëtim

FOTO/ E kritikuar për fizikun, Bebe Rexha i përkushtohet palestrës

Bebe ka postuar një video në InstaStory nga shtëpia e saj në Los Angeles, ku shihej teksa bënte ushtrime në palestrën personale.

12 Mars 2024, 19:12 Nga M.B
FOTO/ E kritikuar për fizikun, Bebe Rexha i përkushtohet
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një detaj ndryshe të jetës së saj, atë të përkushtimin për të qëndruar në formë fizikisht. Bebe ka postuar një video në InstaStory nga shtëpia e saj në Los Angeles, ku shihej teksa bënte ushtrime në palestrën personale. Këngëtarja, e cila në të kaluarën ka folur hapur për sfidat me peshën dhe kritikat që ka marrë lidhur me imazhin e saj, tani po merr masa për të përmirësuar jo vetëm shëndetin e saj fizik, por edhe atë emocional.

Në videon e publikuar, Bebe shihet duke kryer ushtrime të fortë si “wall seat”, ku qëndron me shpinë mbështetur në mur në pozicion ulur pa stol, dhe “plank”, një ushtrim i cili përqendron forcën në muskujt e barkut.

Pjesë nga videoja e shpërndarë nga Bebe Rexha:

 

 

 

 

 

 

 

bebe rexha

Sondazh

Poll