Art&Argëtim

Besa Kokëdhima publikon "TiTAN"/ Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion me një version të përpunuar

Ky është një rinovim i këngës së saj që fitoi Festivalin e Këngës 62, "Zemrën n'dorë".

12 Mars 2024, 17:53 Nga S.B
Besa Kokëdhima publikon "TiTAN"/ Kënga
Besa Kokëdhima

TIRANË- Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën “Titan”, e cila do të ngjitet në skenën e Eurovizionit këtë vit për të përfaqësuar Shqipërinë. Ky është një rinovim i këngës së saj që fitoi Festivalin e Këngës 62, "Zemrën n'dorë".

Pas disa muajsh që Besa tregoi pak për rinovimin e këngës në rrjetet e saj sociale, më në fund hiti u publikua dhe titullohet "Titan". Besa do të performojë "Titan" në gjysmëfinalen e dytë më 9 maj dhe shpreson të ndjekë shembullin e paraardhëses së saj Albina Kelmendi duke u kualifikuar në finale.

Rinovimi synon të rrisë koherencën e këngës, duke eliminuar kalimet e papritura midis pjesëve të ndryshme. Duke mbajtur fokusin në vokalin e fuqishëm të Besës, kënga mori thellësi dhe ngjyra, duke e bërë më të lehtë performancën në skenën e Eurovizionit. Ndryshe nga Festivali i Këngës, ku ka një orkestër live, Besa do të ketë vetëm këngëtarë mbështetës dhe sfond në Eurovizion.

eurovizion besa kokdhima titan

Sondazh

Poll