Art&Argëtim

Selena Gomez feston ditëlindjen e të dashurit me ndryshime të reja në pamje (FOTO)

Në një moment, Gomez veshi një pallto të kuqe të madhe me gëzof dhe shkrepi disa fotografi për Instagramin e saj.

12 Mars 2024, 12:20 Nga S.B
Selena Gomez feston ditëlindjen e të dashurit me ndryshime të
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja Selena Gomez festoi ditëlindjen e 36-të të Benny Blanco-s me një pamje dhe një model flokësh të ri. Këngëtarja e "Love On", e cila konfirmoi se ishte në lidhje me producentin e muzikës në dhjetor, vendosi të paraqitej e gjitha në të kuqe me një minifustan me rripa të hollë që tregonte pjesë nga dekolteja dhe trupi i saj.

Në një moment, Gomez veshi një pallto të kuqe të madhe me gëzof dhe shkrepi disa fotografi për Instagramin e saj. Ylli i "Only Murders in the Building" e kompletoi pamjen me një gjerdan verbues diamanti dhe një prerje flokësh të re e të shkurtër bob.

Selena Gomez feston ditëlindjen e të dashurit me ndryshime të
Selena Gomez

Gjatë natës, ajo bëri foto me një grup miqsh, duke përfshirë Nicola Peltz Beckham dhe bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham. Së fundmi, Gomez ndau një përditësim mbi jetën e saj me ‘Rolling Stone’, duke thënë se aktualisht është e lumtur.

"Një pjesë e imja ndihet sikur më në fund jam në një vend të mirë me gjithçka në jetën time," tha ajo.

Ajo shtoi se muzika e saj e ardhshme do ta pasqyrojë këtë, dhe do të tregojë lumturinë që po përjeton tani.

selena gomez benny blanco

Sondazh

Poll