Art&Argëtim

"Je më i miri dhe më frymëzuesi"/ Rita Ora uron babain për ditëlindje, i kushton disa fjalë të ndjera

Në foto shfaqej Rita e vogël mbi shpatullat e babait teksa ecnin në një rrugë plot me njerëz.

12 Mars 2024, 17:04 Nga S.B
"Je më i miri dhe më frymëzuesi"/ Rita Ora uron babain
Rita dhe Besnik Ora

ZELANDË E RE- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, feston sot ditëlindjen e babait të saj Besnik Sahatçiu Ora. Ajo zgjodhi të urojë të atin me një foto të para shumë vitesh në instastory. Në foto shfaqej Rita e vogël mbi shpatullat e babait teksa ecnin në një rrugë plot me njerëz.

Në krah të fotos shkruhej: Gëzuar ditëlindjen babi! Je më i miri dhe më frymëzuesi, faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për ne!

"Je më i miri dhe më frymëzuesi"/ Rita Ora uron babain
urimi i Rita Orës

Menjëherë pas postimit, babai i saj ripostoi foton në rrjetin e tij social. Rita ka një marrëdhënie të ngushtë me Besnikun, i cili e shpreh shpesh dashurinë për të në rrjetet sociale dhe anasjelltas.

rita ora

Sondazh

Poll