Art&Argëtim

Fotot e paedituara të Kim Kardashian në festën e Oscars habitën fansat, tekstura e lëkurës së saj merr vëmendjen

Të dielën në mbrëmje, personaliteti i Hulu mori pjesë në festën e 'Oscars Vanity Fair.'

12 Mars 2024, 12:55 Nga S.B
Fotot e paedituara të Kim Kardashian në festën e Oscars
Kim Kardashian

SHBA- Fansat e Kardashian kanë mbetur të shokuar pasi kanë parë teksturën e vërtetë të lëkurës së Kim në fotot e reja të pa edituara. Të dielën në mbrëmje, personaliteti i Hulu mori pjesë në festën e 'Oscars Vanity Fair.'

Teksa po pozonte për fotografët në tapetin e kuq, Kim, 43 vjeçe, mahniti me një fustan krejt të bardhë të dizenjuar nga Balenciaga. Fustani i themelueses së 'Skims' paraqiste një dizajn abstrakt, si dhe një korse që nxirte në pah format e saj.

Fotot e paedituara të Kim Kardashian në festën e Oscars
Kim Kardashian

Megjithatë, një fans shpërndau disa foto të paedituara të yllit të ‘The Kardashians’ në Reddit. Në foto, lëkura e vërtetë e Kim-it dukej e ekspozuar teksa buzëqeshte para kamerës.

"Është gjithmonë kaq e bezdisshme t'i shohësh këta njerëz jashtë Photoshop-it." tha një komentues.

kim kardashian oscars

Sondazh

Poll