Art&Argëtim

Aktorja e 'Barbie' shkëlqeu në Oscars, u deshën 400 orë për të realizuar fustanin e saj

Ferrera ndau një video të shkurtër nga prapaskenat në Instagram, ku tregonte se po përgatitej për shfaqjen vjetore të çmimeve.

12 Mars 2024, 16:13 Nga S.B
Aktorja e 'Barbie' shkëlqeu në Oscars, u deshën 400
America Ferrera

SHBA- Fustanit tërheqës të aktores America Ferrera për Oscars, iu deshën gjithësej 400 orë për t'u realizuar. Ylli 39-vjeçar i filmit ‘Barbie’, veshi një fustan mahnitës rozë Versace plot shkëlqim.

Ferrera e kompletoi look-un e saj për këtë mbrëmje me vathë, një varse me rubinë dhe grim të thjeshtë me blush rozë dhe buzët bezhë. Ferrera ndau një video të shkurtër nga prapaskenat në Instagram, ku tregonte se po përgatitej për shfaqjen vjetore të çmimeve.

Aktorja e 'Barbie' shkëlqeu në Oscars, u deshën 400
America Ferrera

Performueses iu bashkuan disa nga miqtë, si dhe bashkëshorti i saj Ryan Piers Williams, teksa ajo bëhej gati për ngjarjen e mbushur me yje. Aktorja së fundmi portretizoi Glorian, një punonjëse e vuajtur e Mattel, në filmin komedi fantazi, ku luajtën Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Në një deklaratë, Ferrera festoi momentin historik të karrierës duke thënë: Jam e habitur dhe kaq e emocionuar që jam nominuar në mesin e artistëve brilantë që kanë bërë punë të bukur dhe të rëndësishme këtë vit. Uroj që diversiteti i zërave të njohur nga Akademia të vazhdojë të rritet!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by America Ferrera (@americaferrera)

barbie versace america ferrera

Sondazh

Poll