Art&Argëtim

Zbulohen detaje nga testamenti i Matthew Perry, mësohet vlera e trashëgimisë dhe përfituesit

Pas vdekjes së tij, testamenti tani është zbuluar dhe detajon se si Matthew ia la shumicën e pasurisë së tij ‘Alvy Singer Living Trust’, i quajtur sipas personazhit të Woody Allen në Annie Hall të vitit 1977.

12 Mars 2024, 10:56 Nga S.B
Zbulohen detaje nga testamenti i Matthew Perry, mësohet vlera e
Matthew Perry

SHBA- Testamenti i fundit i aktorit të ndjerë Matthew Perry është zbuluar pesë muaj pasi ai ndërroi jetë nga "efektet akute të ketaminës". Ylli i ‘Friends’ ndërroi jetë më 28 tetor 2023, në moshën 54-vjeçare. Ai u gjet në xhakuzi në shtëpinë e tij prej 5 milionë dollarësh në Los Anxhelos nga ndihmësi i tij.

Pas vdekjes së tij, testamenti tani është zbuluar dhe detajon se si Matthew ia la shumicën e pasurisë së tij ‘Alvy Singer Living Trust’, i quajtur sipas personazhit të Woody Allen në Annie Hall të vitit 1977. Matthew vlerësohej të kishte një pasuri prej 120 milionë dollarë, prona e tij personale vlerësohet në "pak më shumë se 1 milion dollarë", sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Blast.

"Të gjitha sendet e mia personale dhe shtëpiake, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, bizhuteri, mobilje dhe orendi, vepra arti dhe automobila, së bashku me çdo sigurim për një pronë të tillë, do të kalojnë si pjesë e pasurisë sime të mbetur," përshkroi ai në dokumentet e gjykatës.

Aktori i ndjerë krijoi testamentin e tij në vitin 2009 dhe emëroi Lisa Ferguson - menaxherja e tij e biznesit - dhe Robin Ruzan - ish-gruaja e Mike Meyer - si bashkëekzekutues të testamentit. Megjithatë, dokumentet tregojnë se Robin ka refuzuar të veprojë si një nga ekzekutorët.

Sipas testamentit të tij, Matthew deklaroi se çdo fëmijë që ai kishte pas vitit 2009 nuk do të kishte "të drejtën e qartë" për pasurinë e tij. Ai kurrë nuk pati fëmijë dhe nuk u martua kurrë. Sipas dokumenteve, Matthew emëroi përfituesit që ishin babai i tij, John Perry, dhe nëna e tij, Suzanne Morrison.

"E gjithë pjesa tjetër e mbetur e pasurisë sime do t'u shpërndahet Administratorëve të The ALVY SINGER LIVING TRUST", thuhet në dokumente.

Gjysmë motra e tij Caitlin Morrison dhe ish e dashura e tij, Rachel Dunn janë gjithashtu të listuara si përfituese. Matthew dhe Rachel kanë qenë të lidhur nga 2003-2005. Në kujtimet e tij të vitit 2022, ‘Friends, Lovers and the Big Terrible Thing’, ai zbuloi se pothuajse i propozoi Rachel.

Sipas një raporti të autopsisë të lëshuar nga eksperti i kontesë së Los Anxhelosit, Matthew vdiq nga efektet akute të ketaminës. Nivelet e tij në gjak përfshinin nivele të larta të ketaminës, dhe autopsia sugjeroi që ai kishte rënë në pavetëdije përpara se të rrëshqiste nën ujë.

matthew perry friends testamenti i matthew perry

Sondazh

Poll