Art&Argëtim

VIDEO/ Cardi B i bashkohet Madonnës në skenë, një performancë për të mos u humbur

Superyjet vlerësuan kërcimtarët rreth tyre duke u dhënë dhjeta.

12 Mars 2024, 14:42 Nga S.B
VIDEO/ Cardi B i bashkohet Madonnës në skenë, një
Cardi B dhe Madonna

SHBA- Këngëtarja e njohur Madonna solli në skenë një të ftuar shumë speciale për fansat e saj në koncertin e Kalifornisë dhe nuk ishte askush tjetër përveçse reperes Cardi B. Reperja e lindur në Nju Jork tronditi turmën e mbushur plot në ‘Forumin Kia’ në Inglewood kur doli në skenë pa paralajmërim me një performancë seksi dy minutëshe me Madonnën.

Paraqitja surprizë e Cardi ndodhi gjatë segmentit "Vogue" në të cilin Madonna zakonisht nxjerr në skenë të famshëm të tjerë për të performuar një kërcim të zhurmshëm si pjesë e turneut të saj "Celebration". Cardi dhe Madonna ishin ulur në karrige argjendi pranë njëra-tjetrës duke mbajtur tabela me numrin "10" dhe fjalën "Chop"(copëtoje).

Superyjet vlerësuan kërcimtarët rreth tyre duke u dhënë dhjeta. Ndërkohë, Madonna u kap befasisht në disa momente duke i përkëdhelur këmbët Cardit, por kjo thjesht pritet prej saj. Ndërsa kënga përfundoi, Cardi u përcoll nga kërcimtarët jashtë skenës dhe Madonna vazhdoi shfaqjen.

cardi b madonna

Sondazh

Poll