Bota

Arsenal armësh në shtëpinë e aktorit francez/ Hetimi filloi nga intervista e vajzës së tij

Kjo ngjarje erdhi në një moment të vështirë për familjen e Delon, pasi së fundmi ai ka ngritur padi kundër djalit të tij. Padia erdhi pasi djali i Delon në një intervistë akuzoi motrën e tij nga babai për manipulim.

27 Shkurt 2024, 17:47 Nga S.N
Arsenal armësh në shtëpinë e aktorit francez/ Hetimi filloi
Alain Delon

FRANCË- Dhjetra armë zjarri dhe mijëra fishekë u sekuestruan nga autoritete franceze në shtëpinë e aktorit Alain Delon. Në shtëpinë e tij u gjetën më shumë se 3 mijë gëzhoja dhe 72 armë. Prokuroria deklaroi se aktori nuk ka leje për asnjë nga armët e gjetura në shtëpinë e tij. Ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve të klasit A, B dhe C.

Kjo ngjarje erdhi në një moment të vështirë për familjen e Delon, pasi së fundmi ai ka ngritur padi kundër djalit të tij. Padia erdhi pasi djali i Delon në një intervistë akuzoi motrën e tij nga babai për manipulim. Theksojmë se aktori 88-vjeçar nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore në vitet e fundit.

Për më tepër, në një intervistë të fundit vajza e Delon shpjegoi se ajo shkon gjithmonë me truprojën e saj në shtëpinë e babait të saj për shkak të pasionit të tij për armët. Madje sipas botimit të Le Parisien dyshohet se kjo dëshmi ka qenë ajo që ka hapur çështjen për të kryer një hetim në shtëpinë e Alain Delon.

alain delon france arme

Sondazh

Poll