Bota

Kryeministri grek: Nuk bëhet fjalë të dërgohen forca evropiane të NATO-s brenda Ukrainës

Ai nuk la pa përmendur se mbështetja për Kievin do të vazhdojë.

27 Shkurt 2024, 16:48 Nga S.N
Kryeministri grek: Nuk bëhet fjalë të dërgohen forca
kyriakos mitsotakis

FRANCË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kundërshtuar propozimin e Macron për të dërguar forcat evropiane të NATO-s në Ukrainë.

“Nuk bëhet fjalë për dërgimin e forcave, forca evropiane të NATO-s brenda Ukrainës”, theksoi Kyriakos Mitsotakis në deklaratat e tij pas Konferencës në Paris për Ukrainën të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai nuk la pa përmendur se mbështetja për Kievin do të vazhdojë, shkruajnë mediat greke.

"Përtej kësaj, duke qenë se kam dëgjuar edhe komente të ndryshme nga kolegë homologë të mij për çështje që mund të jenë diskutuar në sallë, dua të siguroj se nuk bëhet fjalë për dërgimin e forcave evropiane të NATO-s brenda Ukrainës. Një çështje që nuk ekziston për Greqinë dhe besoj se nuk ekziston për shumicën dërrmuese të obligacioneve tona" u shpreh Mitsotakis. 

paris kyriakos mitsotakis greqi

Sondazh

Poll