Bota

Për herë të parë, në kontinentin e Antarktidës regjistrohet gripi i shpendëve

Shkencëtarët nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Spanjolle testuan dy zogjtë e ngordhur, të cilët u mblodhën nga studiues argjentinas në fillim të shkurtit. 

27 Shkurt 2024, 17:17 Nga E. D
Për herë të parë, në kontinentin e Antarktidës
foto ilustruese

ANTARKTIDË- Shkencëtarët njoftuan se në Antarktidë për herë të parë është zbuluar gripi i shpendëve H5N1. Lloji shumë ngjitës i gripit gripit të shpendëve, i njohur si H5N1, u konfirmua gjatë fundjavës në dy puffinë (zog deti) të ngordhur. 

Shkencëtarët nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Spanjolle testuan dy zogjtë e ngordhur, të cilët u mblodhën nga studiues argjentinas në fillim të shkurtit. 

Ndërsa gripi i shpendëve ishte zbuluar më parë në ishujt midis Amerikës së Jugut dhe Antarktidës, ky është zbulimi i parë i konfirmuar në kontinent. Gjithashtu shkencëtarët u shprehën se janë të shqetësuar se H5N1 mund të çojë në vdekjen e mijëra specieve.

 

 

antarktidë h5n1

Sondazh

Poll