Bota

"Disfata e parë", Meloni humb Sardenjan, kundërshtarja: Erërat po ndryshojnë

Alessandra Todde, një anëtare e Lëvizjes 5-Yje me prirje të majtë e cila u mbështet nga Partia Demokratike (PD), fitoi 45.4% të votave në zgjedhjet e së dielës, duke lënë pas Paolo Truzzu, një kandidat i zgjedhur nga Meloni, i cili mori 45.0% .

27 Shkurt 2024, 17:21 Nga M.B
"Disfata e parë", Meloni humb Sardenjan, kundërshtarja:
Giorgia Meloni

ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pësoi disfatën e saj të parë të rëndësishme zgjedhore që nga marrja e detyrës në vitin 2022, me bllokun e saj të djathtë që humbi pushtetin në ishullin mesdhetar të Sardenjës. Alessandra Todde, një anëtare e Lëvizjes 5-Yje me prirje të majtë e cila u mbështet nga Partia Demokratike (PD), fitoi 45.4% të votave në zgjedhjet e së dielës, duke lënë pas Paolo Truzzu, një kandidat i zgjedhur nga Meloni, i cili mori 45.0%. Me disa vota ende për t'u numëruar, Truzzu pranoi humbjen ndërsa Todde festoi fitoren së bashku me shefen e PD-së Elly Schlein dhe ish-kryeministrin Giuseppe Conte, i cili kryeson 5-Yjet. 

"Erërat po ndryshojnë", tha Schlein.

Todde, një ish-nënsekretare e industrisë dhe një biznesmene e suksesshme, do të jetë presidentja e parë femër e ishullit dhe presidentja e parë e çdo rajoni nga Lëvizja 5-Yje. Ishte gjithashtu hera e parë që qendra e majtë kishte arritur të kthente një rajon që nga viti 2015, duke i dhënë një shtysë partive opozitare përpara katër votimeve të tjera rajonale të planifikuara për vitin 2024 dhe zgjedhjeve mbarëkombëtare për Parlamentin Evropian të caktuar për në qershor.

giorgia meloni italia ne zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll