Bota

Mediat në Kosovë publikojnë VIDEON: Milan Radoiçiç dhunon brutalisht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut

Radoiçiç tashmë është në listën e të kërkuarve nga INTERPOl për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

27 Shkurt 2024, 17:37 Nga r.ll
Mediat në Kosovë publikojnë VIDEON: Milan Radoiçiç
pamje nga sherri

KOSOVË- Radio Televizoni i Kosovës ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, shihet duke e goditur ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut.

Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023. Sipas Veton Elshanit nga Policia e Kosovës, nuk është paraqitur ndonjë denoncim nga Spiriqi.

Radoiçiç tashmë është në listën e të kërkuarve nga INTERPOl për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

millan radoiçiç

Sondazh

Poll