Bota

Mbreti i Norvegjisë shtrohet në spital në Malajzi

Monarku 87-vjeçar është në një udhëtim privat në vendin e Azisë Juglindore.

27 Shkurt 2024, 16:56 Nga M.B
Mbreti i Norvegjisë shtrohet në spital në Malajzi
Mbreti Harald i Norvegjisë

OSLO- Familja mbretërore norvegjeze lajmëroi se mbreti Harald është shtruar në spital në Malajzi me një infeksion. Monarku 87-vjeçar është në një udhëtim privat në vendin e Azisë Juglindore.

"Madhëria e tij mbreti është sëmurë gjatë qëndrimit të tij në Malajzi dhe është shtruar në spital me një infeksion. Mbreti po merr kujdes të mirë nga personeli mjekësor malajzian dhe norvegjez," tha familja mbretërore në një deklaratë.

Mbreti Harald ka qenë kreu ceremonial i shtetit të Norvegjisë që nga viti 1991 dhe është monarku më i vjetër i gjallë në Evropë. Ai ka qenë vazhdimisht i shtruar në spital për shkak të infeksioneve vitet e fundit, si dhe i është nënshtruar edhe një operacioni në zemër. Princi i kurorës Haakon kryeson në mungesë të babait të tij.

mbreti harald

Sondazh

Poll