Bota

"Nuk ka asnjë plan të tillë", NATO i përgjigjet deklaratës së Macron për dërgimin e trupave evropiane në Ukrainë

“ NATO dhe aleatët e saj po ofrojnë ndihmë të paprecedentë ushtarake për Ukrainën. E kemi bërë që nga viti 2014 dhe vazhdojmë ta bëjmë me shpejtësi më të madhe pas pushtimit rus në shkallë të gjerë. Por nuk ka asnjë plan për trupat luftarake të NATO-s në tokën ukrainase"

27 Shkurt 2024, 17:09 Nga S.N
"Nuk ka asnjë plan të tillë",  NATO i përgjigjet
Foto Ilustrim

SHBA- NATO i është përgjigjur deklaratës së presidentit francez Emanuel Macron sa i përket dërgimit të trupave evropiane të NATO-s në Ukrainë."Nuk ka plane që NATO të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë , tha një zyrtar i Aleancës për AFP, duke "fajësuar" presidentin francez Emmanuel Macron.

“ NATO dhe aleatët e saj po ofrojnë ndihmë të paprecedentë ushtarake për Ukrainën. E kemi bërë që nga viti 2014 dhe vazhdojmë ta bëjmë me shpejtësi më të madhe pas pushtimit rus në shkallë të gjerë. Por nuk ka asnjë plan për trupat luftarake të NATO-s në tokën ukrainase ”, theksoi zyrtari.

Mbrëmë, presidenti francez tha se dërgimi i trupave perëndimore në fushat e betejës së Ukrainës në të ardhmen nuk mund të përjashtohet.  Deklaratën e Macron është kundërshtuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Ndërsa kryeministri grek ka mbajtur një qëndrim radikal duke thënë se kjo gjë nuk është e mundur.

nato emmanuel macron

Sondazh

Poll