Bota

Vrasja e Liridona Ademajt/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Kujtojmë se vrasja e Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar.

27 Shkurt 2024, 17:19 Nga r.ll
Vrasja e Liridona Ademajt/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Naim Murselin
granit plava, naim murseli, kushtrim kokalla

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka zgjatur edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt. Lajmin e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Masa e paraburgimit të pandehurve i është vazhduar edhe për dy muaj. Masa e paraburgimit iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha ajo.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

Kujtojmë se vrasja e Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit. Gjithashtu në pranga u vu edhe një person i katër si i përfshirë në vrasje. Tomë Dodaj nga Gjakova dyshohet se iu ka shitur armën Naim Murselit dhe autorit të krimit Granit Plava.

liridona ademaj naim murseli kushtrim kokalla granit plava

Sondazh

Poll