Sport

"Vajzë e bukur!"… trajneri Brendan Rodgers akuzohet për seksizëm

Deklaratat e trajnerit të Celtic po bëjnë që njerëzit të flasin në Skoci

26 Shkurt 2024, 11:56 Nga DOSJA
"Vajzë e bukur!"… trajneri Brendan Rodgers akuzohet

SKOCI - Trajneri i Celtic, Brendan Rodgers, akuzohet për seksizëm, për shkak të një përgjigjeje që i dha një gazetari në zonën e intervistës së shpejtë, pas fitores ndaj Motherwell, e vlefshme për kampionatin skocez.

Skuadra e Glasgout luajti në shtëpi ndaj Motherwell, ndeshje të cilën e fitoi me rzultatin 3-1. “Po shkruhet një histori për këtë grup, por ne do ta shkruajmë historinë tonë. E dini saktësisht se çfarë dua të them”,- është shprehur trajneri 51-vjeçar, duke u përballur me gazetarin për t’u shpjeguar, për diçka që nuk ndodhi.

“Shumë mirë, a kemi mbaruar? Shumë mirë, vajzë e bukur, shëndet”,- tha ai me ironi, duke u larguar nga zona e intervistës së shpejtë. Kjo përgjigje e fundit bëri që polemikat të ndezin 'shkëndijë' te rrjeti feminist skocez, i cili kërkon që trajneri Brenda Rodgers të kërkojë falje publike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll