Sport

Derbi i Riadit, Cristiano Ronaldo shënon dhe Al Nassr fiton ndaj Al Shabab…

Talisca shënoi dy herë në pjesën e dytë, por sulmuesi portugez hapi rezultatin, në një ndeshje që u mbull 2-3 për Al Nassr…

26 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Derbi i Riadit, Cristiano Ronaldo shënon dhe Al Nassr fiton ndaj Al

ARABIA SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos fitoi 3-2 derbin e Riadit kësaj të diele kundër Al Shabab dhe regjistroi fitoren e 6-të radhazi në ligën saudite (e 9-ta në të gjitha garat). 

CR7 hapi hapi rezultatin me penallti (21') dhe arriti në ndeshjen e 9-të radhazi që shënon, në atë që ishte goli i tij i 22-të në kompeticion, i cili i lejoi ndërkombëtarit portugez të përforconte statusin e tij si golashënuesi më i mirë. 

Al Shabab reagoi pas pushimit dhe, po ashtu nga penalltia, duke barazuar me Ferreira Carrasco. Në pjesën e dytë, Al Nassr me anë të Talisca (47’) bëri 1-2, por vendasit reaguan mirë përsëri dhe Carlos Júnior barazoi sërish derbin. 

Ndeshja mbeti e hapur dhe përfundoi me fitoren e Al Nassr, pas një tjetër goli nga Talisca në minutën e 87-të. 

Me këtë triumf, skuadra e Cristiano Ronaldos, në vendin e dytë, arrin në 52 pikë dhe ka 4 pikë prapa liderit Al Hilal nga Jorge Jesus, që sot viziton AL Ettifaq. Al Shabab ruan 25 pikë dhe vendin e 10-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll