Sport

VIDEO/ Si përherë, nuk mungon “sherri” në klasiken mes Internacionalit dhe Grêmios…

Sërish skena konfuzioni mes lojtarëve në fundin e ndeshjes së famshme "Gre-Nal"-it, për kampionati brazilian “Gaucho”.

26 Shkurt 2024, 11:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Si përherë, nuk mungon “sherri” në klasiken

BRAZIL - Si zakonisht, ka pasur sërish konfuzion gjatë takimit mes Internacionalit dhe Grêmios, një prej klasikeve më të mëdha të futbollit brazilian. “Gre-Nal” i famshëm, siç njihet në popull, u luajt këtë të dielë për xhiron e 10-të të kampionatit “Gaucho”.

Dy skuadrat shekullore nga qyteti i Porto Alegre janë përballur që nga viti 1909 dhe konfuzioni i parë i regjistruar mes tyre është gjatë klasikes të vitin 1910. Natyrisht që ‘Gre-Nal’ e kësaj të diele nuk do të përfundonte ndryshe.

Pas fitores 3-2 të Internacionalit në shtëpi kundër Grêmios, zemërimi u ndez në fundin e ndeshjes mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe rezultati ishin këto imazhe të videos.

Për sa i përket lojës, siç u përmend, Internacional fitoi me rezultatin 3-2. Në minutën e 15-të Renê shënoi në portën e tij dhe kaloi Grêmion në avantazh. Maurício barazoi për Internacionalin para pushimit (26').

Në pjesën e dytë, Grêmio kaloi sërish në epërsi me anë të Villasantit (56'), por faktori vendas foli më fort dhe Internacionali arriti golin e barazimit në minutën e 64-t me Lucas Alario. Përfundimi 3-2 u shënua nga Alan Patrick, me penallti, në 90’+8, duke i dhënë fitoren Internacionalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll