Sport

Lamine Yamal, një perlë që Barcelona e ka “lidhur” deri sa të mbushë 24 vjeç…

Ylli i ri i Barçës e rinovoi kontratën në faza për shkak të legjislacionit, por angazhimi i tij është deri në vitin 2030…

26 Shkurt 2024, 09:00 Nga DOSJA

Lamine Yamal, një perlë që Barcelona e ka “lidhur”

SPANJE - Lamine Yamal, 16 vjeç, është rritur duke u trajnuar si futbollist i La Masias dhe po përmbush ëndrrën e tij të madhe: të luajë për ekipin e tij të jetës, Barcelonën.

Dëshira e tij është të bëjë histori si lojtar i Barçës. Agjenti i tij, Jorge Mendes dhe vetë klubi e dinin këtë dhe kjo është arsyeja, pse u negociua një angazhim me faza që do ta lidhë sulmuesin me Barçën deri në vitin 2030.

Kontrata e parë profesionale u nënshkrua në tetor. Skuadra e Barcelonës e mbrojti me një klauzolë prej 1000 milionë eurosh. Si fillim, duke qenë ende i mitur dhe për të respektuar legjislacionin, Lamine Yamal mund të nënshkruante vetëm për tre sezone.

Sigurisht, Barça dhe Mendes, përfaqësuesi i tij që nga sezoni i kaluar, tashmë kanë rënë dakord që në fund të sezonit të dytë, në vitin 2025, kur Lamine Yamal të mbushë 18 vjeç, të jetë në moshë madhore dhe mund të nënshkruajë kontrata afatgjata, atëherë po, ai do të zgjasë marrëdhënien e tij me klubin edhe për pesë sezone të tjera. Domethënë derisa Lamine të mbushë 24 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll