Sport

'Sherr' trajnerësh pas derbit të Riadit: “Unë, i vdekur? Nuk kam qenë kurrë kaq i gjallë!”

Trajneri i Al Nassr tha se në betejën ndaj Al Shabab dikush duhej të vdiste, por ai nuk ishte…

26 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

'Sherr' trajnerësh pas derbit të Riadit: “Unë, i

ARABIA SAUDITE - Ndeshja e dytë, humbja e parë, kjo kundër Al Nassr 3-2 nuk ishte ajo që dëshironte Vítor Pereira, trajneri i Al Shabab. Ai nuk e pranoi thënien e Luís Kastron, i cili kishte theksuar se në betejën që po bënte në kalanë e “luanëve të bardhë”, dikush do të duhej të largohej... i vdekur.

"Unë, i vdekur? Nuk kam qenë kurrë kaq i gjallë (qesh)! Luís është një mik i mirë, një trajner i madh, i uroj atij dhe trajnerëve portugez më të mirën e mundshme. Por në kohën e ndeshjes ne jemi secili në anën tonë, luftojmë për skuadrat tona.

Sot ishte ai që doli fitues, ka pasur ndeshje në të cilat unë kam dalë fitimtar... Më vjen keq vetëm për rezultatin, sepse kjo që bëri skuadra ime sot, më lë të kënaqur",- u shpjegoi ai gazetarëve në sallën e shtypit.

'Sherr' trajnerësh pas derbit të Riadit: “Unë, i

Ai më pas vlerësoi performancën e disa prej yjeve të tij: "Jam shumë i kënaqur me punën e tyre (Rakitic, Yannick Carrasco, Cuellar). Angazhimi është nga të gjithë, unë me të vërtetë ndjej se ekipi është i bashkuar dhe në linjë me idetë. Ky ishte rezultat, por besoj se nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të fitojmë ndeshje dhe do të ngjitemi në tabelë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll