Sport

E PAZAKONTË! Presidenti ndërpret lojën në Katar për të protestuar ndaj arbitrit (video)

Sheikh Khalifa bin Hassan Al-Thani, drejtuesi më i lartë i klubit Al Wakrah, hyri në fushë dhe u përpoq të bindte lojtarët e tij që të largoheshin nga fusha.

26 Shkurt 2024, 10:50 Nga DOSJA
E PAZAKONTË! Presidenti ndërpret lojën në Katar për

KATAR - Takimi mes Al-Wakrah Club dhe Al-Sadd, nga liga e Katarit, është shënuar nga një moment i pazakontë. 

I pakënaqur me arbitrimin, në këtë rast dha një penallti në favor të Al-Sadd-it, Sheikh Khalifa bin Hassan Al-Thani, president i klubit Al-Wakrah, hyri në fushë për të protestuar ndaj gjyqtarit, duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes. 

Drejtuesi i skuadrës nga Katari gjithashtu u përpoq t’i bindte lojtarët e tij që të largoheshin nga fusha e lojës. Ja që ndodh edhe kështu…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll