Sport

E pabesueshme, gjakoset arbitrja në kampionatin spanjoll

Në ndeshjen Betis-Bilbao, gjyqtarja anësore përplaset me kameramanin dhe fytyra ju mbulua me gjak.

26 Shkurt 2024, 10:53 Nga DOSJA

E pabesueshme, gjakoset arbitrja në kampionatin spanjoll

SPANJE - Frikë në ndeshjen që Betis-Athletic Bilbao këtë të diel. Në minutën e 13-të dhe pak pasi Chimy Ávila zhbllokoi rezultatin, duek shënuar kështu golin e tij të parë si titullar, loja duhej të ndërpritej papritur kur lojtarët e Pellegrinit dhe tribunat po festonin golin.

Arbitrja anësore Guadalupe Porras po trajtohej nga shërbimet mjekësore, me fytyrën e përgjakur, gjë që e detyroi të largohej nga fusha e gjelbër. Duket se gjyqtarja e linjës është përplasur me një nga kaperat që qëndrojnë pranë vijës së fushës teksa vraponte për të ndjekur nga afër golin dhe festën Chimyt, një goditje e fortë që i shkaktoi asaj një plagë në fytyrë, duke e gjakosur.

E pabesueshme, gjakoset arbitrja në kampionatin spanjoll

Fillimisht, disa minuta pasigurie, Guadalupe u trajtua në fushë nga mjekët e ekipeve, por me sa duket nuk ishte në gjendje që të vazhdonte më dhe u transportua me barrelë jashtë fushe, për të shkuar në një qendër shëndetësore që të vazhdonte mjekimin. Arbitri i katërt Néstor Holgueras Castellanos ishte zëvendësuesi i sajë në linjë, ndërkohë që sa I përket ndeshjes, ajo përfundoi me shifrat 3-1 për Betisin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll