Sport

Ylli i ri katalanas Lamine Yamal, imazhi zyrtar i “Adidas” nga kjo e hënë…

Ashtu si Messi, që këtë të hënë, marka gjermane do të shfaqet me imazhet e tij në të gjithë Barcelonën

26 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA

Ylli i ri katalanas Lamine Yamal, imazhi zyrtar i “Adidas” nga kjo e

SPANJE - Sot Barcelona është zgjuar me një fushatë të fuqishme reklamuese me protagonist Lamine Yamal. Lojtari i ri i Barcelonës është imazhi i ri i “Adidas”, i cili kështu zyrtarizon ‘nënshkrimin’ e skuadrës së të rinjve të Barçës. Anësori katalanas, ashtu si Leo Messi në kohën e tij, largohet nga “Nike” për t'iu bashkuar markës gjermane.

“Jam krenar që bashkohem me “Adidas”, pasi ata kanë qenë gjithmonë marka e më të mirëve. Duke u rritur, kasha idhull Leo Messin, i cili ka qenë me “Adidas” që kur unë fillova të shikoja futboll. “Pres me padurim vitet e shumta që do të jemi bashkë”, ka uruar vetë futbollisti, pasi ka firmosur në selinë e 13 shkurtit.

Ylli i ri katalanas Lamine Yamal, imazhi zyrtar i “Adidas” nga kjo e

Të njëjtat këpucë si Leo dhe një fanelë gjigante në Diagonal

Që nga 27 janari i kaluar, Lamine ka nisur të testojë këpucët e reja, megjithëse të gjitha janë të bardha, dhe në Napoli ai tregoi hapur të zgjedhurat e tij: të njëjtat me të cilat luan Leo Messi.

Sot në Diagonal të Barcelonë do të vendoset një poster gjigante me Lamine Yamal, si dhe tenda, makina metroje, vitrina... të gjitha për të treguar se sulmuesi i ri i ‘Blaugranas’ është shpërthimi i madh i talenteve në futbollin evropian për sa i përket asaj sezoni. Përveç kësaj, imazhi i tij do të shfrytëzohet edhe me kombëtaren spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll