Sport

Sassuolo shkarkon trajnerin Alessio Dionisin, pas humbjes së 15-të…

Vendimi u mor pas humbjes në shtëpi ndaj Empolit (2-3)

26 Shkurt 2024, 10:14 Nga DOSJA
Sassuolo shkarkon trajnerin Alessio Dionisin, pas humbjes së

ITALI - Trajneri Alessio Dionisi la komandën e Sassuolo-s, pas humbjes së 15-të të skuadrës në Seria A, e cila zë vendin e 17-të në kampionat pas kësaj të diele.

Të shtunën, Sassuola u mposhtën 3-2 në shtëpi nga Empoli, duke regjistruar humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A, që i lë ata pak mbi vijën e ujit, por të barabartë me Verona dhe Cagliari, që mbyllin respektivisht renditjen.

Në një deklaratë, Sassuolo tha se komandimi i skuadrës do t'i kalojë trajnerit U-19, Emiliano Bigica, një ish-mesfushor që ka spikatur mbi të gjitha për Fiorentinën në vitet '90.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll