Editorial

Opozita që tkurri veten dhe rriti maxhorancën, Rama drejt pushtetit absolut

5 Mars 2019, 16:16 Nga DOSJA
Opozita që tkurri veten dhe rriti maxhorancën, Rama drejt pushtetit

TIRANË- Opozita shqiptare ka futur vendin në një krizë parlamentare dhe kushtetuese, fakt i cili është pranuar nga të gjithë aktorët politikë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi flasin për një krizë të Parlamanetit, Edi Rama flet për krizë të opozitës, ndërsa Ilir Meta deklaroi se jemi në krizë kushtetuese (Lexo këtu).

Opozita e bashkuar pas propozimit të Bashës (Lexo këtu) për djegiet e mandateve, vendosën që të merrnin këtë masë ekstreme. Ky skenar i opozitës nuk shkoi siç duhet pasi mazhoranca nuk bëri hapa pasi dhe ka vijuar punimet në Kuvend. Ndërkohë që as djegia e mandateve nuk ishte në formë unanime sepse disa deputetë dolën kundër vullnetit të shumicës.

Myslim Murrizi ishte i pari që deklaroi se nuk do linte mandatin e deputetit (Lexo këtu). Rudina Hajdari (Lexo këtu) nuk ka pranuar që të lëshojë mandatin, por nuk ka thënë ende vendimin e saj përfundimtar. Po ashtu dhe nga radhët e LSI, Lefter Koka, (Lexo këtu) nuk pranoi që të mos ishte deputet dhe refuzoi të linte mandatin, pasi sipas tij ai është i qytetarëve që e kanë votuar.

Por nga LSI, pati “të pabindur” dhe nga lista e kandidatëve për deputetë, pasi 4 prej tyre janë nga sot zyrtarisht deputetë, pasi u betuan në Kuvend (Lexo këtu). Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshin në Elbasan, janë deputetët më të rinj në Kuvend.

Ndërkohë që dhe 5 emra të tjerë nga opozita, pritet që bëhen deputetë pasi kanë dorëzuar në KQZ formularët e dekriminalizimit dhe marrja e mandatit të tyre është vetëm procedurë. (Lexo këtu)

Ediola Braha, pjesë e LSI-së në Gjirokastër; Elda Hoti, pjesë e LSI-së në Lezhë, mandatin e ka Mësohet se kandidatët që kanë pranuar mandatin janë: Ediola Braha, pjesë e LSI-së në Gjirokastër; Elda Hoti, pjesë e LSI-së në Lezhë; Ligoraq Karamelo, pjesë e PD-së në Korçë dhe Majlinda Halilaj, nga radhët e PD-së në Tiranë. Mandatin e ka pranuar edhe Edlira Hyseni, kandidate për qarkun e Durrësit, e cila më parë ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit. Të pesë kandidatët për deputetë kanë dorëzuar formën e dekriminalizimit në KQZ.

“Hemoragjia” e opozitës duket se po forcon më shumë Ramën, pasi me krijimin e opozitës së re numrat flasin në favor të tij. Që në seancën e sotme, 3 deputetët e rinj të LSI votuan pro qeverisë. Po ashtu Kuvendi vendosi që deputetët e rinj të shpërndaheshin me deytra në Komisionet Parlamentare.

Si ndyshojnë numrat në favor të Ramës?

Kryeministri Edi Rama dhe PS, nga zgjedhjet e 2013 dolën me 74 mandate. Më vonë dhe Tom Doshi që kandidoi nën siglën e PSD bashkoi votat me maxhorancës. Pak muaj më vonë dhe 3 deputetët e PDIU bashkuan votat me PS.

Merkatoja e Kuvendit vijoi edhe më tej pasi dhe deputeti Robert Bitri i LSI kaloi në radhët e PS. “Fryrja” e maxhorancës vijoi dhe sot, ku katër deputetët e rinj votuan në favor të qeverisë.

Si ndahen votat me “opozitën e re”?

Ende pa zyrtarizimin e “opozitës së re”, qeveria ka 79 vota, së bashku me PSD, PDIU dhe votën e Bitrit. Me 4 votat e sotme të deputetëve të rinj të LSI maxhoranca shkon në 83 mandate. Nëse dhe 5 deputetët që pritet të hyjnë në Kuvend pas miratimit nga KQZ, maxhoranca mund të shkon në 88 mandate. Së bashku me Murrizin, Hajdarin dhe Kokën në opozitë, Kuvendi ka 91 deputetë.

Strategjia e opozitës që po shkon në favor të maxhorancës

Nëse këto shifra vijojë të shtohen edhe më shumë, duket se strategjia e opozitës nuk ka funksionuar mirë, pasi Kuvendi po plotësohet me deputet e rinj dhe maxhoracës vetëm po i shtohen numrat. Kjo gjë ishte parashikaur dhe nga vet liderët e opozitës, të cilët deklaruan se “Rama mund të blejë sa kandidatë të dojë, por nuk krijon dot opozitë reale”, deklaratë e cila tregon se kjo situatë ishte parashikuar. Dhe lind pyetja: Mos ndoshta opozita duhet të ndryshojë strategji?

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites opzoita e re rama drejt pushtetit absolut rritja e maxhorances tkurrja e opozites djegia e mandateve te opozites opzoita e re rama drejt pushtetit absolut rritja e maxhorances tkurrja e opozites

Sondazh

Poll

Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...