Editorial

“Mbylle speqin se të shqeva”, Berisha publikon audion: Ky është komunikimi i narkodrejtorit tatimor

4 Mars 2019, 17:52 Nga DOSJA
“Mbylle speqin se të shqeva”, Berisha publikon audion: Ky

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një audio, dhe sipas tij zërat që dëgjohen në të janë të drejtorit të Tatimeve Fier, Bardhyl Tafa dhe të një inspektorit tatimor.

Sipas Berishës, ka qenë një inspektor ai që ka regjistruar kërcënimet që drejtori i ka bërë një tjetër inspektori, gjatë mbledhjes. Në audio dëgjohet një zë, që sipas ish-kryeminsitrit ëshTë i drejtorit të tatimeve, i cili bërtet dhe kërcënon punonjësit e tjerë.

PJESË NGA DEBATI

Inspektori: Mos ofendo e para e punës

Drejtori: Mbylle gojën, ta çaj gojën legen, mbylle sqepin.

Inspektori: Kujt, mua?

Drejtori: E ty pse, mos fol ashtu llafazan. Mbylle sqepin ore, mbylle. Mos fol fare, mos të të dëgjojë fare.

Inspektori: Më ke thënë shko atje, kam vajtuar atje.

Drejtori: Ore do ta mbyllësh gojën apo jo. Ore do ta mbyllësh apo të ta shkulë fare. Mbylle nuk fua asnjë lloj muhabeti ore legen, asnjë fjalë.

Inpektori: Eha, me ty nuk bëj asnjë diskutim.

Drejtori: Boll u kam duruar, dëgjoni këtu dhe ju të tjerët sa jeni këtu. U futëm në subjket, jo si këta këtu. Dua punën një për një. Nëse ka një penalitet, ne këta do t’i çojmë për ndjekje penale në sekondë.

POSTIMI I PLOTË

Ky eshte komunikimi i narko drejtorit tatimor gangster Bardhyl Tafa me inspektorin Roland Bylyku .

Lexoni mesazhin dhe degjoni videon me audion e inspektorit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha, jame nje ispektor i hetimit tatimor rajonal fier, po te beje kete denancim per dreitorin Bardhyl Tafa te degjoni si komunikon me inspektorin Roland Bylyshi, kte komunikim ka me te gjith ispektoret dhe per kete arsyje sna lejone telefonat ne mbledhje ose takim me te! por une e regjistrova fshehur. Te lutem anonim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial berisha publikon audion narkodrejtori sali berisha tatimet ne fier berisha publikon audion narkodrejtori sali berisha tatimet ne fier

Sondazh

Poll